Dhunoi policin dhe vëllain e tij për një borxh, 29-vjeçari lidhet në burg: S’kam lidhje me ngjarjen, nuk isha i pranishëm

5 Shtator 2023, 15:39

Gjykata e Tiranës la në burg 29 vjecarin Blerim Bulica, i cili akuzohet se bashkë me persona të tjerë është përfshirë në dhunimin e një efektivi të policisë dhe vëllait të tij. 29 vjeçari pretendoi para gjykatës se nuk ka qënë pjesëmarrës në ngjarjen e cila sipas prokurorisë, ka ndodhur për shkak të një borxhi.