Dhunoi vjehrrën dhe nipin e saj më pas u dogji shtëpinë, ish dhëndri nga Kosova ende në kërkim! Policia arreston shokun e tij në Morinë

30 Prill 2023, 09:22 | Përditesimi i fundit: 2023-04-30 11:33:07

Tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur, duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre, të cilës më pas i vunë qëllimisht zjarrin, kapet dhe vihet në pranga shtetasi Gëzim Bacaj, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër shtetasi Haki Bajrami ( ish- dhëndri i të moshuarës). Vihet në pranga dhe Durim Klemendi, pasi nuk kallëzoi krimin.