Dhunuan gjyshen e nipin në Llakatund e i dogjën shtëpinë, arrest në burg për 2 kosovarët! Në kërkim ish dhëndri

2 Maj 2023, 14:23

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gëzim Bacajn dhe Durim Kelmendin, shtetas nga Kosova pasi morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Llakatund. Ata së bashku me Haki Bajramin, i cili është në kërkim, dhunuan gjyshen dhe nipin e më pas i dogjën shtëpinë.