Dibër, prindërit refuzojnë mbylljen e shkollës Kllobçisht

12 Mars, 19:04

Prindërit e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare në Kllobçisht të Dibrës, protestuan kundër vendimit të Zyrës Arsimore për transferimin e nxënësve në një fshat tjetër. Ata thonë se vendimi është i padrejtë pasi shkolla e tyre i ofron të gjitha kushtet.