Diella ‘prezente’ në mbledhjen e ministrave në Pogradec! Rama e ‘provokon’: Kumbaro ministre e Ujit....

24 Gusht, 13:31 | Përditesimi: 24 Gusht, 13:31

Edhe ministrja e Inteligjencës Artificiale, “Diella” duket se ka qenë e pranishëm gjatë mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeverisës në Pogradec. Pak para nisjes së mbledhjes, kryeministri ka ndarë një video teksa bashkëbisedon me “Diellën”, së cilës i thotë që është në pritje të ministrave. Në atë moment mbërrin Mirela Kumbaro. Rama ka një “provokim” për “Diellën” së cilës i thotë se Kumbaro është Ministre e Ujit. Por, “Diella” e korrekton menjëherë.

 

E.H/Shqiptarja.com