Digjet makina në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë

20 Korrik, 15:20

Një automjet tip “Golf” është përfshirë sot nga flakët e zjarri në autostradën Laç-Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se makina është djegur për shkak të një defekti elektrik.