Digjet prej dy ditësh fusha e mbetjeve në Përmet, banorët: Zjarrin e vendos bashkia! Na mbyti tymi!

27 Qershor, 14:32

Fusha e mbetjeve urbane të Përmetit është në flakë prej dy ditësh. Banorët e fshatit Piskovë, që kanë shtëpitë afër vendgrumbullimit thanë se shëndeti i tyre është i rrezikuar nga tymi toksik dhe ndotja e ujërave nëntokësore. Ata denoncojnë publikisht Bashkinë e Permetit si autore të masakres mjedisore dhe i bëjnë thirrje prokurorisë të hetojë!