Digjet shtëpia në SHBA, humbet jetën endacaku shqiptar (Detaje+Video)

2 Tetor 2018, 21:07

SHBA-Një zjarr në Hamtramck të Miçiganit u ka marrë jetën dy personave, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është shqiptar.

Sipas medieve, një banesë u përfshi nga flakët duke u djegur dje në Hamtramck, ndërsa trupat e viktimave u gjetën në katin e dytë.

Fqinjët thonë se banesa ishte e braktisur prej disa vitesh, ndërsa aty jetonte një i pastrehë me emrin Toni rreth moshës 40-vjeç me origjinë shqiptare.

Një nga zjarrfikësit citohet të ketë thënë se endacaku ‘ishte përpjekur të rregullonte një hapësirë ​​të ngrohtë në pjesën e sipërme të shtëpisë’ pas uljes së temperaturave. Por ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e zjarrit.