Dimal/ Nxënësit e Goriçanit e Donofrosës mësim në lokale! Dy shkolla të shembura nga tërmeti nuk janë rindërtuar

7 Shtator 2023, 16:47

Nxënësit e fshatrave Goriçan dhe Donofrosë në Bashkinë e Dimalit nuk do të ulen në bankat e shkollës, por në lokalet e përshtatura për mësim.  Prej 4 vitesh godinat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë rindërtuar. Afro 100 fëmijë të fillores mësojnë në lokalet e fshatit, ndërsa ata të 9-vjeçares e të mesmes janë transferuar në shkollat e fshatrave fqinjë