Dimal/ Pasojat e përmbytjeve në fshatin Çiflik, ende sot tokat bujqësore dhe serat me prezencë uji! Banorët: Dëme të mëdha, asnjë ndihmë nga shteti

15 Shkurt, 10:54 | Përditesimi: 15 Shkurt, 17:46

Në serat, që sot janë akoma të pathara, uji arriti deri në 1 metër, duke shkatërruar bimët e mbjella në fazën e vjeljes, ndërkohë që mbjellja e fidanëve të rinj në to është e pamundur, pa u tharë tërësisht toka. Të njëjtin fat kanë pasur edhe prodhimet në tokat bujqësore, ndërkohë që shumë pemë frutore janë akoma edhe sot në ujë.

I.M/Shqiptarja.com