Dimër në mes të verës, Gjermania mbulohet nga ‘velloja e bardhë’

5 Gusht 2023, 15:46

 Ndonëse në mes të verës, qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë, e cila shkaktoi edhe përmbytje.

Për shkak të shiut dhe breshërit, në Reutlingen dukej si dimër në mes të verës. Breshëri, një deri në dy centimetra në madhësi, gjithashtu bllokoi kanalizimet dhe rrugët u përmbytën. Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë.