Dimri në prag, bie bora e parë në Shishtavec të Kukësit! Nxënësit ecin 3 km në këmbë për në shkollë! Banorët kërkojnë të mbahet rruga e hapur gjatë dimrit

16 Nëntor 2023, 15:57

Shishtaveci i Kukësit është mbuluar nga dëbora edhe pse jemi në mes të nëntorit. Banorët thanë se kanë marrë masa duke siguruar bazën ushqimore, por shqetësim për ta mbetet rruga, e cila bllokohet gjithnjë në dimër.