Dimri po afron, fshatrat e Kukësit ‘në mëshirë të fatit’! Banorët: Gjatë muajve të ftohtë izolohemi, rrugët bëhen të pakalueshme! Sfidë për të moshuarit

12 Nëntor 2023, 15:31

Dimri është i mjerueshëm për banorët e fshatrave të Kukësit. Ata thonë se jetojnë në izolim në muajt e ftohtë pasi rrugët bëhen të pakalueshme, energjia elektrike mungon netëve të gjata e ftohta. Banorët e fshatrave Mamëz, Surroj e Arrni bëjnë thirrje për investime për të përmirësuar kushtet e jetesës.