Studentë të drejtuar nga të rinjtë PD protestë te Ministria e Arsimit, thyejnë xhamat, djegin Kushtetutën

22 Maj 2019, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2019-05-22 22:11:49

TIRANE-Një grup studentësh të drejtuar nga të rinjtë e forumit të PD-së, mesditën e sotme u rikthyen në protestë pas mbi tre muajsh, nga ajo që mbajtën studentët jopolitikë dhjetorin e 2018-ës. Në tubimin para Ministrisë së Arsimit protesta drejtohej nga Dorian Beqiri, anëtar i FRPD-së, ndërsa të pranishëm ishin rreth 100 studentë.

Ata shprehen se në protestë janë ngritur pasi nuk janë zbatuar të gjitha pikat e paktit për universitetin. Kërkesat e tyre janë pesë; rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë, arsim cilësor, programe bashkëkohore, rritje të peshës së përfaqësimit dhe autonomi reale.