tIRANË-Studentët vijojnë protestën në ditën e 15-të duke kërkuar plotësimin e tetë kushteve pa dialog. Protesta nisi rreth orës 10:00 me bllokimin e rrugëve kryesore në kryeqytet; Rrugën e Elbasanit, kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’, 9-Katëshet, por edhe urën e madhe të Lanës deri rreth orës 12:00, i njëjti skenar si dje (lexo këtu).
Pas lirimit të rrugëve, studentët i janë bashkuar grupit tjetër përpara Kryeministrisë, që qëlluan me vezë drejt godinës, por deri tani nuk janë shënuar incidente. Ata kanë shkruar përballë Kryeministrisë me shkronja të mëdha me miell “JO DIALOG”. Për protestën e sotme një pjesë e studentëve kanë pasur një mesazh edhe për Bashën dhe Kryemadhin "Mos guxoni të afroheni në protestë".
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka nisur që dje dialogun me studentët dhe pedagogët (lexo këtu). Pas takimit me pedagogët e Gjeologji- Minierave, sot kryeministri Rama zhvilloi takimin e dytë, këtë herë në Universitetin Bujqësor (lexo këtu).