TIRANE-Studentët vijojnë bojkotimin dhe paralajmërojnë se do të protestojnë sërish ditën e sotme para Kryeministrisë. Ata do të mblidhen si çdo ditë fillimisht përpara fakulteteve më pas do të marshojnë drejt godinës së qeverisë për të protestuar. Studentët përmes njoftimeve në rrjetet sociale, shprehen se pavarësisht numrit që do të jenë në tubim, rëndësi ka kauza.
Në dy ditët e fundit studentët bllokuan rrugët kryesore në Tiranë më pas protestuan para Kryeministrisë (lexo këtu). Protesta vijon edhe pse kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është dakord me tetë kërkesat, por fillimisht kërkon dialog. Shefi i qeverisë të hënën dhe të martën ka zhvilluar takime me studentë dhe pedagogë. Dje nga Universiteti Bujqësor, ai u shpreh se qeveria do të paguajë 50% në muajin janar të 2019
Dita e 16-të/ Vijon protesta e studentëve para kryeministrisë
No videos found.