TIRANË-Studentët vijojnë protestën në ditën e 15-të duke kërkuar plotësimin e tetë kushteve pa dialog. Protesta nisi rreth orës 10:00 me bllokimin e rrugëve kryesore në kryeqytet; Rrugën e Elbasanit, kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’, 9-Katëshet, por edhe urën e madhe të Lanës deri rreth orës 12:00, i njëjti skenar si dje (lexo këtu).
Pas lirimit të rrugëve, studentët i janë bashkuar grupit tjetër përpara Kryeministrisë, që qëlluan me vezë drejt godinës, por deri tani nuk janë shënuar incidente. Ata kanë shkruar përballë Kryeministrisë me shkronja të mëdha me miell “JO DIALOG”. Për protestën e sotme një pjesë e studentëve kanë pasur një mesazh edhe për Bashën dhe Kryemadhin "Mos guxoni të afroheni në protestë".
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka nisur që dje dialogun me studentët dhe pedagogët (lexo këtu). Pas takimit me pedagogët e Gjeologji- Minierave, sot kryeministri Rama zhvilloi takimin e dytë, këtë herë në Universitetin Bujqësor (lexo këtu).
Lista/ Ja të gjitha kërkesat e studentëve
Prej orës 10:00 përpara godinës së Kryeministrisë vijojnë që të qëndrojnë një grup studentësh, por numri është tkurrur në krahasim me ditët e kaluara.
Studentët që ndodhen përpara Kryeministrisë
Pedagogu i fakultetit të Inxhinierisë Klemenet Qerimi nga protesta përpara Kryeministrisë u ka bërë thirrje studentëve që të mos bllokojnë rrugët.
Pas Rrugës së Elbasanit janë zhbllokuar edhe rrugët e tjera që u bllokuan nga studentët paraditen e sotme, te ’21 Dhjetori’, 9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës.
Studentët e Ekonomikut mbajtën të bllokuar për rreth dy orë Rrugën e Elbasanit pranë fakultetit. Nga ora 10:00 deri në 12:15 rruga ishte e bllokuar, ndërsa pasi u lirua, studentët janë nisur drejt Kryeministrisë.
Përpara Kryeministrisë po zhvillohet protesta e studentëve në ditën e 15-të, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga lart me dron. Ndryshe nga ditët e tjera sot numri i studentëve që ndodhen para selisë së qeverisë është tkurrur. Kjo pasi një pjesë e studentëve kanë bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë, te Rruga e Elbasanit, 21 Dhjetori, 9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës. Një pjesë e studentëve vijojnë protestën duke kërkuar plotësimin e tetë pikave pa dialog, ndërsa sot pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Rama për të diskutuar për problemet.
Studentët prej orës 10:30 kanë nisur protestën në ditën e 15-të. Siç shihet dhe nga fotot ata janë vendosur në pika të ndryshme në Tiranë duke bllokuar disa prej kryqëzimeve në kryeqytet.
Përpos Rrugës së Elbasanit, kryqëzimit të ’21 Dhjetorit’ dhe urës së madhe të Lanës te Piramida, studentët kanë bllokuar kryqëzimin te 9-katëshet
Studentët kanë bllokuar urën e Lanës te Piramida në shenjë proteste kundër qeverisë, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë duke u bashkuar me grupin tjetër
Një grup tjetër studentësh kanë bllokuar kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’ duke shkaktuar kaos me trafikun.
Një grup studentësh janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në ditën e 15-të protestës. Disa prej tyre nga fakulteti i Mjekësisë dhe i Shkencave të Natyrës kanë gjuajtur me vezë në drejtim të selisë së qeverisë.
Një grup studentësh të fakultetit të Ekonomikut kanë bllokuar rrugën e Elbasanit. Pas grumbullimit pranë fakultetit, studentët kanë bllokuar rrugën, ndërsa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Keta jane banditet e Mona Cizmes dhe Lulash Shurraqit qe per gaveten e Jales dhe ndonje nate falas ne disco japin edhe gopin dhe sumen. Bjerruni me shkop baseballi ketyre langaraqeve
PërgjigjuPo dilni ore nga makinat kapini prej zhelesh ata 20 veta qe bllokojne rrugen dhe hapeni, shume po i duroni te llastuarit.
Përgjigju