Dita e 6-të e emergjencës pas përmbytjeve në Itali, Meloni zbarkon në Rimini! 4 mijë ndërhyrje nga zjarrfikësit, mbi 36 mijë persona të evakuuar

21 Maj 2023, 12:46

Rajoni i Emillia-Romagna në Bolonja të Italisë ndodhet sot në ditën e gjashtë të emergjencës së motit të keq që deri më tani ka shkaktuar 14 viktima dhe mbi 36 mijë persona të evakuuar nga zonat e përmbytura.