Dita e dytë e shtetrrethimit! Më pak makina se dje në qarkullim! Nga dje, 754 shoferë të ndëshkuar! 5 arrestohen se ishin tapë

14 Mars 2020, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2020-03-14 14:56:00

TIRANË- Sot është dita e dytë e shtetrrethimit, një vendim i marrë për të parandaluar një bilanc më të rënduar të personave të infektuar. Ndryshe nga një ditë më parë, me një vëzhgim me sy të lirë rreth orës 07:00:-08:00, orar ky i shumë personave që shkojnë në punë, kishte më pak lëvizje të makinave, kryesisht ato me logo. Policia ka dalë në terren me disa postoblloqe të ngritura në pikat më kryesore të qytetit për të bërë kontrollin e automjeteve private që nuk kanë marrë autorizimim për të lëvizur!