Dita e gjuhës rome, anëtarët: Po humbet, të merren masa! Aktivistja: Në shtëpi, babai kërkon të flasim vetëm gjuhën tonë! Aktivistët propozojnë të futet si lëndë në shkolla

5 Nëntor 2023, 19:40

Në ditën e gjuhës rome, anëtarë e aktivistë kërkojnë marrjen e masave që ajo të mos të humbasë. Sipas tyre, lënda e gjuhës rome duhet të jetë në shkollat ku ka minoritet, dhe të punohet për nxjerrjen e brezave të rinj të mësuesve. Report Tv sjell historinë e Fjorela Mile, e cila tregon se në familjen e saj flitet vetëm romisht, falë këmbënguljes së babait.