Dita e parë e shkollës nis me himnin kombëtar, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës

11 Shtator 2023, 09:49

Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. ‘Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë.’- shkruan Rama në rrjetet sociale.