Dita e punëtorëve/ Tubim i shoqërisë civile në Tiranë, punonjësja e pastrimit: Pagat e ulëta! Nuk na dalin as për të plotësuar kushtet e fëmijëve

1 Maj 2023, 15:32

Në ditën e 1 majit Grupet e interesit, por edhe disa punëtorë organizuan një tubim për mosrespektimin e të drejtave të tyre në punë. Informaliteti i lartë, apo nëndeklarimi i pagave si dhe mungesa e sigurisë në punë janë ndër problemet kryesore. për shkak të sigurisë në punë, 32 vetë ndërruan jetë gjatë vitit 2022.