Dita e Ujit të Bekuar në Ersekë, 13-vjeçari merr kryqin! Rituali zhvillohet në kishë për shkak të motit të keq

6 Janar, 12:40 | Përditesimi: 6 Janar, 14:33

Në Ersekë u mbajt këtë të martë ceremonia e Ujit të Bekuar, një nga ritet më të rëndësishme të besimit të krishterë ortodoks. Për shkak të kushteve të pafavorshme meteorologjike, ceremonia nuk u zhvillua në ambiente të hapura, por u mbajt brenda kishës së Shën Gjergjit në Ersekë

Shërbesa u drejtua nga At Kristaq Tase, i cili bekoi ujin dhe besimtarët e pranishëm. Kryqi i bekuar këtë vit u mor nga 13-vjeçari Marko Dusho.

Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët morën ujë të bekuar për ta çuar në shtëpitë e tyre, si simbol i mbarësisë, paqes dhe bekimit për familjet gjatë vitit të ri.

A.A/Shqiptarja.com