Dita e Verës ‘zgjon’ natyrën në Has, mes luleve e gjelbërimit çel jeta

14 Mars, 13:46 | Përditesimi: 14 Mars, 13:46

Në zonat malore të Hasit, Dita e Verës ka ardhur si një shpërthim i natyrës, duke sjellë me vete gjelbërimin, aromën e luleve dhe ngrohtësinë e parë të pranverës. Pas ditëve të ftohta të dimrit, peizazhi ndryshon si me magji, pemët kanë çelur lulet, degët janë mbushur me jetë, ndërsa fushat janë veshur me tapetin e gjelbër që shtrihet deri në shpatet e kodrave e maleve.

I.M/Shqiptarja.com