Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në të gjitha shkollat e vendit, kemi si qëllim ruajtjen e saj

24 Janar 2023, 09:46

Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Përballë sfidës së madhe dhe alarmit të dhënë nga gjuhëtarët se gjuha shqipe është në rrezik, Ministria e Arsimit ka marrë një nismë që ka si qëllim ruajtjen saj dhe kalimin e gjuhës shqipe brez pas brezi.