Dita Ndërkombëtare e dhurimit të gjakut/ Presidenti i ‘Organizatës Shqiptare të Dhuruesve’ për Report Tv: Ka një rritje të dhuruesve nga moshat e reja

14 Qershor, 20:06 | Përditesimi: 14 Qershor, 20:06

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, pranë liqenit Artificial në Tiranë u zhvillua aktiviteti “Flaka e dashurisë dhe e solidaritetit”, ku u theksua rritja e numrit të të rinjve që dhurojnë gjak vullnetarisht. Presidenti i Organizatës Shqiptare të Dhuruesve, Natale Capodicasa, tha për Report Tv se Shqipëria ka bërë përparim në këtë drejtim, ndërsa theksoi rëndësinë e dhurimit të rregullt për të shpëtuar jetë.

E.H/Shqiptarja.com