Ditë me diell, por e ftohtë...parashikimi i motit për sot

29 Dhjetor, 07:49 | Përditesimi: 29 Dhjetor, 07:49

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Mjegull lokale/mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat malore e luginore.

E.H/Shqiptarja.com