Divjakë/ Tonelata patate futen në magazina, fermerët: S'ka treg dhe çmimi është i ulët

20 Dhjetor, 18:07 | Përditesimi: 20 Dhjetor, 18:07

Në Divjakë, patatja po shitet me 25 deri 30 lekë për kg, por edhe më këtë çmim nën kosto, fermerët thonë se nuk po gjejnë treg. Për të shpëtuar nga ditët e ftohta, kultivuesit po magazinojnë tonelata patate, me shpresë se deri në mars do arrijnë ta shesin, në të kundërt prodhimin do hidhet në kanal.

E.H/Shqiptarja.com