Divorc te noteri, Saliaj për Report TV: E kanë edhe vendet e BE, ul ngarkesën në gjykatë, më pak shpenzime dhe kohë e humbur për qytetarët

11 Korrik 2022, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2022-07-11 14:52:30

Divorci i çifteve tek noteri do ishte një risi për vendin tonë, por jo për vendet e Bashkimit Europian. Noterja Elona Saliaj në një intervistë për Report Tv ka dhënë detaje nga propozimi i saj që ndarja të bëhet me akte të thjeshta noteriale dhe jo me procese burokratike në gjykatë. Ajo tha se të paktën katër vende të Bashkimit Europian e zbatojnë ndarjen te noteri.