Dajli i Sali Lushajt, Arkimedi, i njohur ndryshe si Stresi, pasi u procedua për rrahjen e një shqiptari në Kosovë, ka kryer këtë radhë një kundravajtje rrugore.
Ai shihet teksa nget makinën luksoze në kahun e kundërt të trafikut, teksa shmang dhjetra mjete të tjera që janë bllokuar në trafik.
Duke u futur kundravajtje, ai i bën shenjë me drita shoferëve që i vijnë përballë që t’i hapin rrugën, duke rrezikuar jetën e tyre, pasi mund të përplasej.