'Dje është hedhur një shashkë', Shalsi pyet kreun e KLSH për akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje 3 viteve më parë?

17 Korrik, 11:35

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, kryetari Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.

“Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?”

Më pas Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.

    No videos found.