'Dje pa vetëdije, sot në reanimacion tek Trauma!' Kolegët vizitojnë deputetin Bujar Çela në spital, tregojnë se ku i ka dëmtimet më të rënda

2 Mars, 12:14

re deputetë socialistë, Fadil Nasupi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjëndjen shëndetësore të kolegut të tyre Bujar Çela.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema deputeti Fadil Nasufi ka treguar më shumë

“Fatmirësisht gjëndja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit’