‘Do çoj rrobat te kushërira’, Zhduket pa lënë gjurmë 14-vjeçarja në Frashër të Fierit, prindërit apel për ndihmë: U nis në Tiranë, na ndihmoni ta gjejmë

24 Qershor 2023, 12:15

Një e mitur me iniciale J.M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër, është zhdukur pa lënë gjurmë.  Report Tv mëson se për herë të fundit mësohet se është parë në terminalin e Fierit dhe është nisur drejt Tiranës.