Do dorëzohej me 12 korrik, ç’po ndodh me zemrën e Saimir Sulës? Ministria e Drejtësisë nguron të përgjigjet! Motra dhe avokati në Barcelonë për të marrë organin

13 Korrik 2023, 14:45

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me zemrën e shqiptarit Saimir Sula, që autoritetet spanjolle e gjetën 2 vite pasi i riu ndërroi jetë dhe trupi prehet në Shqipëri. Nga Barcelona, ku u gjet në morg, zemra do i dorëzohej zyrtarisht dje ministrisë sonë të drejtësisë, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim.