Do hapet ambasada e Izraelit në Tiranë, muajin tjetër një delegacion i lartë viziton Shqipërinë

12 Gusht 2023, 13:54

Muajin tjetër një delegacion shumë i lartë nga Izraeli do të vizitojë Tiranën pasi do të hapet ambasada.

"Shikoni kullën kaq shumë të përfolur pëballë kishës ortodokse. Nuk e di a është publike por muajin tjetër kemi një delegacion shumë i lartë nga Izraeli për hapjen e ambasadës aty" deklaroi Veliaj në një intervistë për Report TV.