Do i bashkohet Berishës në protestën e 6 dhjetorit? Kapllanaj: Nuk dua të bëhem pjesë e turpit! Të caktojnë datë tjetër

25 Nëntor 2022, 14:16

Agron Kapllanaj, i cili do të futet në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Mallakastër nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor.

“Nuk kam munguar në asnjë protestë. Ndoshta një pjesë e atyre që bredhin pas Berishës tani ndoshta s’kanë qenë më parë, por do të jem sa herë të duhet në protesta. Nuk do të jem në 6 dhjetor sepse nuk dua të bëhem pjesë e turpit. Ne presim në vend Samitin. Ndodh për herë të parë, është ngjarje historike. Nuk dua ta nxij faqen time dhe të protestoj, le të ketë një datë tjetër”, tha Kapllanaj.