Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana tha se duhet të bëhet me ligj që qytetarët të shkojnë të votojnë. Në një intervistë për Report TV, duke komentuar pjesëmarrjen e ulët në votim deri më tani, ajo tha se vetëm në këtë mënyrë, gara, fryma dhe rezultati i zgjedhjeve do të jetë ndryshe.



















