Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Nostra'-s në Shqipëri, GJKKO dënon me 21 vite burg në total kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit

25 Prill 2023, 15:44 | Përditesimi i fundit: 2023-04-25 17:29:15

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 22 vite burg në total Bledar Lilon dhe Artur Ballën, shoferin dhe kunatin e biznesmenit Rezart Taçi. Lilo u dënua me 10 vite burg ndërsa Balla me 11 vite. Dy të dënuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Ata akuzohen se kishin në plan pastrimin e 18.4 milionë eurove në Shqipëri.