Do pastronin 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s në Shqipëri, SPAK përfundon hetimet, dërgohet për gjykim Rezart Taçi, kunati dhe shoferi i tij

28 Tetor 2022, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2022-10-28 16:05:24

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin, i cili do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri. SPAK ka dërguar për gjykim Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo.