Do pastronte 18.4 mln € të 'Cosa Notras'-s, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Rezart Taçin! Biznesmeni në arrati

13 Shkurt, 16:40

Dosja ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim parash ka kaluar për gjykim këtë të martë. Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit të hidrokarbureve do të kryhet në mungesë pasi Taçi është në arrati. Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal me të cilin do të pastronte 18.4 milionë euro të mafias italiane.