Do shiste 2 mijë fara kanabisi, kapet ‘mat’ 47-vjeçari në Vaun e Dejës

17 Prill, 09:23

 Një 47-vjeçar ka rënë në pranga në Vaun e Dejës në Shkodër, pasi i janë gjetur 2 mijë fara kanabisi.

Në pranga ka rënë Ton allias Tonin Marku banues në Gjirokastër. Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur 2 mijë fara kanabisi me qëllim shitjen për kultivim.

“Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar "First step".