Do të rritet ndihma ekonomike për fëmijët jetimë dhe ata të abuzuar! Brenda 2025 krijohet garanci financiare

24 Janar, 16:41

Qeveria parashikon të rrisë ndihmën ekonomike për fëmijët jetimë dhe ata të abuzuar, me qellim të kenë mundësi për tu shkolluar. Po ashtu synohet që brenda viti 2025 të krijohet garancia financiare për fëmijët, çka do të ndryshojë krejtësisht realitetin për këtë pjesë të shoqërisë.