Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron sërish protesta kundër kryeministrit Edi Rama për ta larguar nga pushteti. E ndërsa theksoi se PD-ja me aleatët dolën më të fortë nga 30 Qershori, pasi sipas tij 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën, ai njoftoi se beteja kundër tij do të vijojë me të gjitha mjetet.
"PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. Duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin. Nga mitingu i 16 shkurtit kemi ardhur në rritje në numër. Votimi i djeshëm e thelloi krizën. Beteja jonë vijon edhe më e fortë dhe më e vendosur. Edi Rama duhet të largohet. 30 Qershori tregoi se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ndryshimi është qëllim im më i madh, i thellë politik dhe ekonomik. Beteja jonë do të vijojë me të gjitha mjetet" tha ai.
Më pas, lideri demokrat komentoi edhe raportin e OSBE-së për zgjedhjet e djeshme. "OSBE dha gjetjet paraprake, votime pa zgjedhje, përjashtim i padrejtë i opozitës, mos funksionim gjykatash, marrjes e kompetencave të Kushtetues dhe probleme të tjera serioze" tha ai. Sot Basha zhvilloi një takim me aleatët për të përgatitur skenarin kundër kryeministrit Rama, teksa dolën nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale duke humbur bashkitë.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës
Dje ju me te bashkuar se kurre, jo rreth nje partie politike, por rreth vlerave per te cilat qendrojme si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur cdo shqiptari. Marrezia e 30 qershorit tregoi se ccfare eshte i gatshem te beje Edi Rama per pushtetin e tij. Pamjet dritheruese te te moshuarve qe i mbanin nga krahet per te shkuar me detyrim ne votime. Pamjet e trishta te invalideve, te pamundurve qe duhet te beheshin pjese e farses per buken e gojes. Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi.Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi.
Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri dje, ne te gjithe Shqiperine. 85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen. 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin. Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj. 85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin qe kurre me krimi te mos diktoje politiken. Kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake. Kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje.
Kurre me punonjesit e administrates te mos poshëtrohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten. Kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta.
Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:
· 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë
· Votime pa zgjedhje
· Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve
· Mos funksionim gjykatash
· Vendime të gabuara të KQZ-së
· Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.
Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Farsa dështoi. PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.