Reagon OPOZITA/ PD: KQZ po manipulon numrin e pjesëmarresve. Kryemadhi: 85% refuzuan votimet, bye-bye Edi!

Reagon OPOZITA/ PD: KQZ po manipulon numrin e pjesëmarresve. Kryemadhi: 85% refuzuan votimet, bye-bye Edi!

Më mbyllje të procesit të votimit në zgjedhjet e 30 qershorit, kanë ardhur reagimet e para nga opozita. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan se shqiptarët refuzuan Edi Ramës duke mos marre pjesë në votime, ndërsa PD ka akuzuar se KQZ po manipulon pjesëmarrjen e votuesve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Pas shifrave zyrtare të KQZ, PD ngre pretendime të tjera: Ja sa persona votuan

Pas shifrave zyrtare që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori në lidhje me zgjedhjet e ditës së sotme, ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike. Më anë të Gazmend Bardhit, PD ka hedhur poshtë sipas pretendimeve të tyre, shifrat e KQZ duke thënë se ato nuk janë të sakta. Sipas Bardhit shifrat janë shumë më të ulëta me ato që ka nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ numri i votuesve ishte 771.863 votues, ndërsa sipas pretendimeve të Gazmend Bardhi dhe Partisë Demokratike kanë votuar 534 mije 528 votues  ose 15.2 %.

Sipas Gazmend Bardhit KQZ manipuloi të vërtetën, kur në 11 deklaroi se pjesëmarrja është 12%.

Ora 20:19
Kryemadhi: 85% refuzuan votimet! Shqiptarët s'votuan, bye-bye Edi

Në mbyllje të procesit të votimit, reagimi i parë nga opozita vjen nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ndonëse nuk kanë dalë ende shifra përfundimtare e KQZ mbi pjesëmarrjen, Kryemadhi shkruan se sot u tregua se shqiptarët i kanë bojkotuar këtë zgjedhjes.

"85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi", shkruan Kryemadhi.

Ora 20:07
PD akuzon: KQZ ka mashtruar, kanë votuar 15% dhe jo 19.4%!

Partia Demokratike ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka manipuluar shifrat, duke rritur % e votuesve në vend. Në një dalje për mediat nga selia blu, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, shprehet se monitorimi i kryer ka rezultuar se kanë votuar 15% dhe jo 19.4% që ka raportuar më herët KZËS.

"KQZ-ja e paligjshme me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës. Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind. Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se ata do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kanë kryer",tha Kaso.

Ora 18:44
Braimllari: Sot nuk kishte zgjedhje në PS por brenda Rilindjes, Rama nuk arriti as rezultatet e PS

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka deklaruar se shqiptarët sot vërtetuan se nuk pajtohen me votime moniste dhe për këtë arsye e refuzuan këtë farsë.

"Ka një refuzim total ndaj Edi Ramës. Ata nuk pajtohen me votime moniste. Si rrejdhojë e refuzuan këtë farsë. Edi Rama është shumë poshtë rezultateve që ka pasur më parë PS. Shqiptarët janë kundër zgjedhjeve farsë. Sot u pa jo vetëm brenda vendit tonë se sot partia voton dhe numëron dhe në fund fare vulos. Sot nuk pasur zgjedhje për shqiptarët por zgjedhje brenda Rilindjes", tha Braimllari.

 

Ora 18:41
PD Shkodër: Terr mbi votimet e stisura, do jemi vigjilentë

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli se ditën e sotme Shqipëria u kthye 30 vite mbrapa në kohën e qetësisë olimpike që shoqëronte zgjedhjet mashtruese të sistemit mono-partiak.

Sipas tij pjesëmarrja në Shkodër deri në këto momente pjesëmarrja ka qenë 5% dhe duhet të jemi vigjelentë deri në fund të procesit.

"Partia Demokratike Shkodër vëren se çuditërisht maxhoranca në deklaratat e sajë po mburret për qetësinë që po e shoqëron procesin e votimeve, dhe e quan si një meritë të mirë organizimit qeveritar të këtyre zgjedhjeve të cilësuara si më të mirat e 30 viteve.

Në fakt kjo situatë na sjell 30 vjet prapa në kohën e qetësisë olimpike që shoqëronte zgjedhjet mashtruese të sistemit mono-partiak.

Një terr i plotë informativ mbi ecurinë e pjesëmarrjes në këto votime të stisura.

Asnjë impenjim minimal që ligjërisht duhet të raportohet here pas here, çdo dy orë, në një proces të tillë nga KQZ dhe  KZAZ përkatëse.

Një entuziazëm i pa-parë drejt një të ardhme të ndritur, mbuluar në terrin e kutive të përpunuara.

Sot kishte apati dhe shumë pasiguri, sot kishte mos dëshirë dhe bojkot masiv dhe kështu mendojmë te jete edhe ne këtë kohe qe ka mbetur.

Pjesëmarrja ne votime sipas vete KQZ akoma jo zyrtare sipas deklarimit te kryetarit te këtij komisioni për Bashkinë Shkodër është vetëm rreth 5 %

Do jemi vigjilentë deri në fund të procesit", tha Amuli.

Ora 18:20
Kreu i PD-së në Korçë denoncon: Kemi video ku në Ersekë blihet vota me 5 mijë lekë

Vijojnë deklaratat e Partisë Demokratike ku sipas tyre janë shënuar incidente të shumta në qendrat e votimit. Së fundmi ka reaguar edhe kreu i PD-së në Shkodër, Andrea Mano, i cili pretendon se pjesëmarrja në Korçë është tepër e ulët. Ndërsa më pas ka deklaruar se ka fakte ku në Ersekë sipas tij vota është blerë për një shumë prej 5 mijë lekësh.

"Kemi patur një pjesëmarrje të ulët. Ka filluar lëvizje e PS për të bërë presion me dhunë për ti çuar të votojnë. Kemi denoncime te menjëhershme si pjesë e administratës shkojnë dhe u bëjnë presion. Ne bashkinë e Korçës kemi blerje vote. Kemi një rast të faktuar me video ku në Ersekë është blerë vota për 5 mijë lek. Kemi raste të presionit ku njerëzit nuk kanë shkuar të votojnë.  U bëj thirrje qytetarëve këto nuk janë zgjedhje. Ne jemi të bindur se numri i votuesve nuk do të rritet. Dënoj më forcë dhunën që po ushtroi  organizata e Rilindjes. Pavarësisht se nuk kemi zgjedhje. " ka deklaruar ndër të tjera kreu i PD në Korçë.

Ora 18:18
LSI del për herë të parë në deklaratë për media për zgjedhjet, Caka: KQZ nuk thotë të vërtetën



Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë në lidhje me procesin e votimit të ditës së sotme.

Me anë të një deklarate për shtyp, ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ka hedhur akuza ndaj KQZ. Ashtu si edhe Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, edhe Caka ka deklaruar se në qendrat e votimit ka patur një pjesëmarrje tepër të ulët.

Sipas Cakës përveç se KZQ gënjen për shifrat, në procesin zgjedhor janë shënuar edhe disa incidente, si votimi në grup, votimi disa herë një person dhe madje votim pa karta identiteti.

"Sipas monitorimit të kryer nga Lëvizja Socialiste për Integrim, monitorim i pandërprerë që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, pjesëmarrja në qendrat e votimit në të 61 bashkitë e vendit, nuk e kalon shifrën 10%, ndryshe nga çfarë deklaron Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve. I bëjmë thirrje Komisionit Socialist Qendror të Zgjedhjeve të mos vazhdojë më në rrugën e mashtrimit të qëllimshëm të opinionit publik, duke servirur shifra të pa vërteta dhe të manipuluara, pasi po ngarkojnë veten me përgjegjësi ligjore, si manipulues të procesit të votimit. Raportimi nga Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve me shifra të pa konfirmuara dhe të marra me telefon nga organizatat socialiste në KZAZ-të e vendit, është një përgjegjësi e rëndë, sepse detyrimi i vetëm që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve është të informojë publikun me përqindjen reale në votim me shifra reale dhe të konfirmuara. Gjatë procesit socialist të votimit janë konstatuar shkelje tepër të rënda të cilat e kanë shndërruar atë në një proces të manipuluar dhe fals. Janë konstatuar grupet e shkeljeve që nga komisionet e reduktuara të qendrave të votimit deri në 1 ose 3 anëtarë. Përgjimi me kamera i dhomave të fshehta të votimit, votimi në grup, votimi nga dy-tre herë nga i njëjti person, votimi pa mjete identifikimi si kartë identiteti apo pasaportë, sjelljet skandaloze të amtarëve brenda qendrave të votimit e deri të persona të shpallur në kërkim nga policia të cilët po e njëjta polici i përdor duke i shndërruar në një banditizëm elektoral.Gjithçka në votimin monist të organizatës socialiste sot ishte votues, vëzhgues, komisioner, numërues, monitorues , është vetëm partia . pra vetë votojnë, vetë numërojnë dhe vetë shpallin rezultatin. Këto janë zgjedhje të brendshme partiake, të PS, me moton Partia Voton, partia numëron, partia vulos" ka deklaruar Caka. 

Ora 16:40
PD del kundër KQZ: Ja sa është pjesëmarrja sipas nesh


Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, menjëherë pas deklaratës së KQZ ku bëri publike shifrat zyrtare të numrit të votuesve që kanë kryer këtë të drejtë deri më tani, ka reaguar duke thënë se KQZ po gënjen me shifrat e transmetuara.

Sipas pretendimeve të PD deri në orët e fundit janë paraqitur për të votuar vetëm 10% e popullsisë dhe jo 15.5% siç deklaroi me shifra zyrtare KQZ.

Operacioni më i madh që po kryen Rama sot është falsifikimi. KQZ është në krye të këtij operacioni, duke mashtruar për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. Pjesëmarrja faktike ka qenë 6% deri në orën 11:00." është shprehur ndër të tjera Ivi Kaso.

Kujtojmë se disa prej përfaqësuesve të PD që janë shpërndarë nëpër qendrat e votimit kanë deklaruar se kanë 'vëzhguesit' e tyre që i informojnë për procesin e votimit.

"Operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi, duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 përqind dhe jo 12 përqind sic raportuan kamikazët e KQZ. Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind. Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes. Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit. Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij. Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij."

Ora 15:47
Boçi nga Cërriku: PS po tregon forcën, Balla vjen me 20 makina (VIDEO)

Nga Cërriku, ish-deputeti i PD, Luciano Boci ka deklaruar se pjesëmarrja e votueseve në procesin zgjedhor nuk është e lartë. Ai më pas ka thënë se deputeti i PS po tregon forcën në këto zona duke ardhur me 20 makina.

"Ambient i mbyllur që kontrollohet nga vëzhguesit, situata në qiell të hapur,  kushtet brenda janë katastrofale. Por kjo është simboli i këtyre zgjedhjeve në këto kushte zhvillohen 30 qershori dhe pjesëmarrja në  këto votime. Pjesëmarrja është ndryshe në realitet. Fenomen tjetër demostrim i forcës. Vetë Taulant Balla vjen me eskortë me 20 makina demostron si e si qytetarët të alarmohen. Se partia po i vëzhgon dhe hakmarrja e partisë do ti ndëshkojë. Kuptohet se sa të lira janë. Ktujanë të shqyera. Vijnë për ti bërë qefin hirarkëve të partisë. Nuk zgjedh as gjendje ekonomike as sociale. Kjo tregon pa përgjegjshmërinë e mazhorancës. Konflikti politik do thellohet  shtyrja e njerëzve drejt revoltës këtë faturë ai do ta marri të jetë i sigurt." ka deklarua Boci.

Ora 15:39
PD e Kukësit: Mjekët dhe infermierët kanë lënë detyrën sot për zgjedhjet! Përgënjeshtron spitali

Kryetari i Partisë Demokratike në degën Kukës, Arif Rexhmati ka akuzuar mjekët dhe infermierët në spitalin e Kukësit se kanë ikur nga detyra pasi janë angazhuar si komisionerë në qendrat e votimit në qytetin verilindor.

"Në spitalin rajonal të Kukësit do e gjeni bosh pasi nuk ka asnjë mjek dhe infermier që t'i shërbejnë popullatës.  Kjo është Rilindja. Kam dhjetëra mesazhe që dokumentojnë dhunën. Janë të detyruar të votojnë se i kanë thënë se nesër do ikin nga puna. Me gjithë dhunën prapë pjesëmarrja ka qenë e vogël. Ne kemi raste të tilla në KZAZ, ikën i biri në Greqi dhe zëvendësohet nga i ati. Ky është votimi i kthimit të komunizmit dhe monizmit në Shqipëri. Edi Rama tashmë është një kufomë politike e vdekur. Qytetarët nuk po e përfillin Edi Ramën. ne jemi të vendosur të mos pranojmë këtë regjim që të përzëmë nga qeverisja modelin e Edi Ramës", tha Rexhmati.

Pas aludimeve të zyrtarëve lokalë të PD Kukës, për mungesë shërbimi në spital, ka reaguar spitali i Kukësit. Drejtori i spitalit të Kukësit, Ismet Nika ka deklaruar se shërbimi  në spitalin e Kukësit jo vetëm është i plotë, por i përforcuar me mjekë dhe infermierë, si ditë zgjedhjesh, por çdo situatë.

Edhe kryetari i PS në Kukës  Azem Elezi ka deklaruar se akuzat e PD nuk qëndrojnë pasi të gjithë punonjësit e spitalit sot janë në detyrë dhe në shërbim të qytetarëve.

"Procesi zgjedhor ka nisur i qetë. Qytetarët kanë shkuar të qetë drejt qendrave të votimit. I bëjmë thirrje grupimeve të dëshpëruara të largohen nga qendrat e votimit. Besoj se procesi do të shkojë në mënyrë korrekte dhe mbi të gjithë ligjore. Në spitalin e Kukësit të gjithë janë në krye të detyrës. Duke parë që kanë hyrë në një rrugës pa krye, mundohen të intimidojnë. Si PS, në këtë proces na interesojnë standardet. Në këtë proces ne do të fitojmë standardet. I ftoj qytetarët të vijnë pranë qendrave të votimit qqë të shprehin vullnetin e tyre", tha Elezi.

Ora 15:29
Me kallash në dorë brenda qendrës së votimit, PD: 53-vjeçarit iu dhunua nipi, kemi vëzhgues kudo (VIDEO)

Ish-ministri i Partisë demokratike, Ferdinant Xhaferri ka deklaruar se opozita dhe në veçanti ka vëzhguesit e saj në çdo qendër votimi nga ku marrin informacione.

Ai më pas ka komentuar edhe incidentit e ndodhur në mëngjes ku një 53 vjeçar i quajtur, Ramiz Bakanaçi hyri i armatosur me automatik në një qendër votimi në Katund Sukth dhe më pas u arrestua nga policia. Sipas pretendimeve të Xhaferrit situata më të ishte nxehur pasi ai kishte marrë informacion se administratori i komunës i kishte dhunuar nipin e tij të mitur.

"Jam këtu për të shpallur vlerësimin për qytetarët durrsak për bojkotin masiv që po i bëjnë regjimit. Ky qytet i ka dhënë një mesazh shumë të qartë diktaturës. Sot me bojkotin dëshmon se i riun pensionisti nuk pranojnë të shfrytëzohen nga bandat. Shpreh mirënjohjen për ta. Për të treguar për presionin që po u bëhet. Ne jemi prezent dhe evidentojmë gjithçka. Mesazh për policinë. Në një video duke polici Artan Veli i cili në qendrën 1476 ka shkuar aty dhe është bërë palë me regjimin,. Ne kemi njerëzit tanë që regjistrojnë gjithçka. Për informacionin në Katund Sukth. Përpara se të ndodhte ky incident ka ndodhur një tjetër ngjarje, ku administratori i komunës ka goditur një fëmijë. Kjo ka nxehur situatën. Nga informacionet më parë i kishin dhunuar nipin zotërisë që ka shkuar dhe ka bërë incidentin. Kemi informacion. " ka deklaruar Xhaferri.

Ora 13:25
Nënkryetari i PD: Zgjedhje moniste, kemi bërë thirrje për të mos rënë pre e provokimeve (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka ndjekur procesin zgjedhor në Librazhd, Prrenjas dhe disa qytete të tjera të qarkut të Elbasanit. Në një intervistë dhënë për Report Tv, gazetarit Aldo Kozarja nga PD dega Elbasan, Spaho foli për një proces zgjedhor monist.  Ai tha se njerëzit janë detyruar të dalin në votime duke u kërcënuar se do të hiqen nga puna ose do t'u hiqet kempi. Sipas Spahos, procesi është i qetë pasi u është lënë porosi përkrahësve që të mos bien pre e provokimeve, pasi sipas tij, dhuna është vetëm në interes të kryeministrit Rama.

"Është për të ardhur keq që pas 30 vjetësh demokraci mu kujtuan skenat nga mesi i viteve '70, kur kam votuar në diktaturë. Dhe votimet që po bëhen sot janë një farsë e vërtetë të organizuara nga një parti, që kujdeset t'i çojë në rresht votuesit për të votuar. Ajo administron procesin zgjedhor, madje nga faktet që janë publikuar deri tani ka filluar ti numërojë kutitë megjithëse procesi i votimit nuk ka përfunduar. Kam konstatuar që administratës publike, nëse nuk voton, të hënën nuk do të jenë në punë. Ata që marrin ndihmë ekonomike i është thënë që do ju hiqet ndihma, KEMPI, e kështu me radhë. Ka një alarm në strukturat e OS-së dhe po i cojnë njerëzit të votojnë nga 2-3 herë. Qytetarët kanë reaguar, dhe refuzimi ka qenë masiv. Aktualisht në qarkun e Elbasanit nuk kanë votuar më shumë se 8 % e zgjedhësve. Ka përpjekje masive të drejtuesve të PS, të ndërmarrjeve shtetërore për të çuar punonjësit të votojnë me çfarëdolloj çmimi kundrejt kërcënimeve. Unë nuk them që zgjedhjet nuk janë të qeta pasi nuk ka incidente, dhe arsyeja është se ne kemi porositur të gjithë përkahësit tanë që të mos bien pre e provokimeve të mos ketë incidente pasi kjo është në interesin e Rilindjes dhe Edi Ramës. Nga ana tjetër dukuritë e presionit ndaj votuesve që nuk janë bërë vetëm sot, edhe dokumentimi i tyre janë bërë publike në media. Kjo tregon që numri i votuesve në raport me ata që janë të regjistruar është mjaft i ulët", tha Spaho.

Ora 13:14
Ervin Salianji nga Korça: Ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë (VIDEO)

Ish-deputeti i PD, Ervin Salinji nga Korça ka komentuar procesin zgjedhor duke thënë se ky proces është vetëm zgjedhje të brendshme të PS.

Sipas Salianjit, kjo e sotmja është një ditë e zezë për demokracinë. Ai ka shtuar se pjesëmarrja në votime ka qenë tepër e ulët.

"Votimet e PS  apo zgjedhjet e brendshme të PS po zhvillohen më paratë e buxhetit. Në qarkun e Korçës pjesmarrja është shumë më e ulët se ajo çka raportohet nga KQZ. Duke qenë se këto votime farse zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi njerzit tanë në qendrat e votimit  dhe kontrollojnë gjithçka. Qendrat e votimit janë të braktisura pavarësisht se ka patur alternativa për ti çuar herët në mëngjes. Këto zgjedhje e kanë rezultatin e shpallur. Eshtë shpallur para se të zhvilloheshin. KQZ po bën parodi me shifrat. Në Pogradec dhe Kolonjë ka pjesëmarrje shumë të ulët. Në Devoll pjesëmarrja është 3%. Eshtë një ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë. Sot shqiptarët janë ulur dhe kanë kuptuar që betejat për liri nuk janë të lehta. Votimet po i ndjekim vetëm se po zhvillohen me paratë e buxhetit ndryshe nuk do ishim këtu" ka deklaruar Salianji.

Ora 12:08
Denoncon Tritan Shehu: KZAZ-të po falsifikojnë të dhënat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka akuzuar Komisionet Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve se po manipulojnë shifrat e qytetarëve pjesmarrës në zgjedhjet lokale të ditës së sotme.

Më anë të një reagimi për mediat, Shehu teksa tha se bashkitë po bojkotojnë zgjedhjet, deklaroi se shifrat e votimeve janë të falsifikuara dhe propogandistike.

“Të nderuar gazetarë, mos u besoni të dhënave që ju japin KZAZ. Janë krejt të falcifikuara, pra mos i tranzmetoni ato. Në rast të kundërt pa dashje bëni lojën e atyre që po organizojnë këtë farsë kriminale.Të dhënat që u dhanë pak më parë për Qarkun e Gjirokastrës janë krejt të pa vërteta e shumë larg realitetit.
Janë një fabrikim i pa vlerë i makinës propagandestike «gebelsiane » të ngritur pikërisht për të goditur demokracinë e instaluar despotizmin. Në fakt Qarku i Gjirokastrës, të gjitha bashkitë e tij veçse po bojkotojnë me përbuzje. Detyra juaj është të pasqyroni të vertetën e jo mashtrimet që ju serviren.”
, deklaroi Shehu.

Ora 11:38
VIDEO/ PD: PS shpërndan miell ditën e votimit, qytetarët me saze. Reagon shoferi: Ishte sojë për një pasagjer

Partia Demokratike ka pretenduar, se në ditën e votimit Partia Socialiste po shpërndan thasë me miell. Këtë deklaron PD përmes një video të realizuar nga një qytetar në Fier, i cili ka ironizuar këtë veprim.

Në video duket furgoni me logon 'Bashkia që duam', e cila sipas tyre mban brenda thasë me miell.

Ndërsa relizohet video, disa qytetarë po luajnë muzikë me saze.

"Më këngë e valle, të rrojë partia"- dëgjohet të thotë qytetari në video.

Nga ana tjetër, pas këtyre akuzave ka reaguar shoferi i mjetit Emiljano Mali, i cili sipas burmieve thotë se furgonin e ka të licensuar për transport pasagjerësh dhe se nuk ka kryer asgjë kundra ligjit.

“Çdo ditë bëj linjën Libofshë- Fier, kështu dhe sot si gjithmonë bëra punën time. Një zotëri bleu sojë për ta çuar në shtëpi, nga Fieri në Libofshë. Dy thasët i vendosi në furgon për t’i transportuar. Njerëzit e PD-së e shfrytëzuan këtë rast.”- tha shoferi.

Ora 10:18
PD Durrës: Dhunohet fëmija që thërriti 'Rama ik'

pd.jpg" style="height:1065px; ëidth:780px" />

Dega e Partisë Demokratike në Durrës denoncon se në Katundin e Ri është shënuar një ngjarje e rëndë. SIpas PD-së në Durrës një fëmijë që bërtiste “Rama Ik” është dhunuar nga nga administratori i njësisë.

Ora 09:52
Luan Baçi: Janë shoqëruar dy vëzhgues të PD në Fier, administrata po detyrohet të votojë (VIDEO)

Kryetari i PD në Fier, Luan Baçi ka deklaruar për mediat se dy vëzhgues të PD jashtë qendrave të votimit janë shoqëruar nga policia. Baçi tha se PS po detyron administratën që të votojë duke i marrë emrat shënim.

"I gjithë procesi i votimi është një incident më vete pasi ka një terror mbi punonjësit e administratës por edhe mbi pensionistët që kanë fëmijët në punë. Te spitali përveç mjekëve që nuk po i dëgjojnë dhe nuk do vijnë, për infermierët ka një listë që ndiqet një nga një. ka një presion në Sakran ku kryetari po shkojnë në çdo shtëpi. Policia ka shoqëruar dy anëtarë të PD në Topojë të cilët duan të shohin sa qytetarë kanë shkuar për të votuar. Balili dhe Klevis Përzhika janë marrë jashtë qendrave të votimit. Policia është bërë njësh me krimin. Ajo po punon në mbështetje të kryetarit të bashkisë. Kjo është e turpshme, një fasadë. Merreni me mend çfarë do të ndodhë në orën 19:00", tha Baçi.

Ora 09:43
Paloka: PS dhe Bashkia e Tiranës kapen me zë dhe me figurë duke blerë votues (VIDEO)

Ish-deputeti Edi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia blu ka shfaqur një video, ku sipas tij tregohet se jepen lekë për blerjen e votës, nga "një grup i strukturuar kriminal i PS-së dhe Bashkisë së Tiranës", siç ai shprehet. 

Paloka tha se PD ka identifikuar një nga personat e përfshirë sipas tij në krim zgjedhor, Edmond Hajro, komisioner i PS-së tek njësia numër 9, është gjithashtu dhe administrator i një pallati i emëruar nga Bashkia e Tiranës.

Paloka bëri thirrje që qytetarët të bashkohen me personat e tjerë që po protestojnë pranë disa qendrave të votimit, përmes thirrjeve për të mos votuar.

Deklarata
Përtej panoramës që po u kujton sot shqiptarëve votimet për partinë si në kohën e diktaturës, Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve. Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin. Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve. Partia Demokratike ka marrë me mijëra denoncime që demaskojnë këtë skemë, por ajo që zbulon më mirë fytyrën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, është video që do të ndiqni pas pak.

Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste dhe të punësuar të Bashkisë së Tiranës, që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re. Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal.

Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat I përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner I PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai ëhstë administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës.
 
Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë! Mbajeni mend mirë këtë video! Kjo është fytyra kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt, që blejnë votues për pushtetin e tyre personal me para të krimit, me para të korrupsionit që ua kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj! Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni sot është ta bojkotoni Edi Ramën! Bëni rezistencë!  Bashkoheni me protestat e qytetarëve të tjerë kundër votimeve kriminale, të paligjshme, kundër blerjes së të rinjve, në vend të shkollimit apo punësimit të tyre dinjtoz!

Ora 09:39
Kreu i PD Kukës: Rama po intimidon votuesit

1561286839_rexhmati.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës Arif Rexhmati i cili më herët tha se PD në këtë qar do të monitorojë zgjedhjet, akuzon kryeministrin Rama se po intimidon votuesit.

"Rilindja e plagosur per vdekje, po intimidon votuesit ! Mos votoni, mos u frikesoni! Rama ik! Rama ne burg!", shkruan ai në Facebook. 

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 01/07/2019 09:08

    Popullin as nuk e keni pasur kurre, as nuk e keni trash, Madje nuk do ta keni edhe me hiq as ne te ardhmen per shume kohe.Pa nderrua "melodine"dhe "tekstin" e kengeve qe po qirreni tash sa kohe.,Ne popull kendohet"Haj medat, cka I bana vetit!"

    Përgjigju
  • Emigrati: 01/07/2019 09:05

    Ik o qorri p.d ju shkatrrut me molotov Kryeministria nga Ana tjeter po' na beni moral

    Përgjigju
  • USA: 01/07/2019 08:25

    TANI MERNI ATE TE EDIT DHE DILNI NE PROTESTA

    Përgjigju
  • xreport: 01/07/2019 00:11

    hey mona BYE BYE ,

    Përgjigju
  • KARRALLOI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 30/06/2019 23:34

    O gazmend ziu .... Po ik o langaraq se Edi ju zgërlaq o hutaq. Mos dërdëllit mo o karallo. Më digjo mua rexhep kasap lekën profesor me 10 gjuh të huaja. Po pa dipllom me 7 vjeçare po jetën e kam bo flori o gazmenti zi.

    Përgjigju
  • Ilo: 30/06/2019 20:30

    Prape me Rama ik keta, o gomere te opozites mbusheni koken Rama do Ike kur ti thone te amerikanet jo Likja, Fallgjorja apo Fahri Basha po' ulni kokat nese doni te qendroni ne politike dhe jepini zgjidhje se do hani farà jo si Titi me Luani ne rruge po' ne burg plehra.

    Përgjigju
  • Populli: 30/06/2019 20:28

    Duke genjyer ju as ne vitin 2050 nuk vini ne pushtet Jo kurren e kurres

    Përgjigju
  • Xxx: 30/06/2019 17:51

    O xhaferr trapi ti mbron kriminelin qe del me arme me justifikime te kota ne vend qe te denosh veprimin e nje te cmenduri qe ju mund ta keni genjyer te dali me arme

    Përgjigju
  • PROFESOR DOKTOR REXHEP LEKA [ KEPI ]: 30/06/2019 16:31

    O xhafer simitja prap dole ti në qarkullim o hajdari im. A e regullove cilsin e djellit o ferdinat xhafer komplet kapter kopetent. Po hik o idjot se je kart e djegur mos u zhgaravit dhe ti si edi paloqe për një tas THUP.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 30/06/2019 16:17

    Paloqe üa mend pa koqe thrhththththth

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja