Dokumenti i Kuvendit/ 7 arsye pse Berisha dhe Ruçi nuk do përjashtohen nga politika, si ra nisma për pastërtinë e figurës

30 Maj 2020, 16:56

Komisioni i Ligjeve, përmes një dokumenti prej 12 faqesh, i kërkon Parlamentit rrëzimin e projektligjit për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit shqiptar. Nisma ligjore për lustracionin u propozuar nga 20 deputetë të opozitës parlamentare, ndërsa parashikonte edhe përjashtimin nga politike të ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, deputetëve Spartak Braho, Fatmir Xhafaj etj., të cilët përfshiheshin në kategoritë ndaluese të projektligjit. Nisma ligjore parashikonte largimin nga politika dhe postet publike të të gjithë personave që kanë qenë anëtar të Partisë Komuniste dhe Partisë Punës, kanë qenë funksionarë të sistemit komunist, të shkolluar në shkollat e partisë, gjyqtarëve, prokurorëve, oficerëve të Sigurimit, bashkëpunëtorëve të Sigurimit etj. 

Në raportin e Komisionit të Ligjeve renditen 7 argumente se për projektligji për pastërtinë e figurës duhet të rrëzohet në parlament. Në raport thuhet se deputetët propozues nuk sqarojnë nevojë për hartimin e një nisme të tillë për lustracion, duke shtuar se personat me të kaluar komuniste nuk janë kërcënim për demokracinë. Sipas Komisionit të Ligjeve nisma është e njëjtët me ligjit e vitit 2008, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe se nuk parashikohet një mekanizëm për vërtetimin e fajit të personave që janë objekt i projektligjit. Në dokument thuhet se nisma ligjore parashikon përjashtimin nga zgjedhja në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe se nuk përcakton afate  lidhur me kohëzgjatjen e masës së lustracionit.