Doli kundër Dukës në zgjedhje, FSHF përjashton ekipin e femrave të 'Murlanit'! Drejtori: Do ikim në Kosovë ose Mal të Zi

13 Shtator 2022, 15:08

Pas futbollit të të rinjve FSHF-ja e Armand Dukës po hakmerret edhe ndaj drejtuesve të futbollit të femrave. Këtë herë e ka pësuar KF Murlani, me drejtorin Kujtim Shaba i cili thotë se nuk kanë asnjë njoftim për përjashtimin nga kampionati dhe se këto dënime vijnë si pasojë e daljes kundër Armand Dukës në zgjedhjet e marsit.