Dom Gjergj Meta uron Krishtlindjet, mesazhi për gratë dhe vajzat e dhunuara: Dua t’ju shoh gjithmonë të qeshura e të gëzuara në zemër

24 Dhjetor 2023, 15:38

Dom Gjergj Meta përmes një videomesazhi uron sot të gjithë besimtarët katolikë për Krishtlindje. Veçanërisht ai është ndalur te një urim për gratë dhe vajzat, shumë prej të cilave siç thotë Dom Gjergj Meta “u mohohet liria, sepse u cenohet dhe/ose u mohohet jeta ose ajo u bëhet e pa jetueshme për shkak të keqtrajtimeve”