Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, shtrëngon dorën me Joe Biden

13 Nëntor 2024, 17:40 | Përditesimi: 13 Nëntor 2024, 20:18

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbërriti këtë të mërkurë (13 Nëntor 2024) në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti në detyrë Joe Biden.

Takimi i parë paszgjedhor mes tyre përcolli një atmosferë të ngrohtë, ku Biden uroi Trump për fitoren dhe e uroi për fitoren. Pas një shtrëngmi duarsh, republikani u mundua të zhbëjë retorikën e egër mes tyre gjatë fushatës presidenciale duke thënë se "politika është e egër". 

Trump mbërriti në Ëashington DC me avionin e tij privat luksoz, duke u nisur më pas drejtë Zyrës Ovale i shoqëruar nga një autokolonë e gjatë me agjentë të sigurisë.

r.k./Shqiptarja.com