Donaldi dhe Bora janë bashkuar? Video e fundit tregon çfarë po ndodh me dyshen

17 Maj 2022, 09:15 | Përditesimi i fundit: 2022-05-17 09:20:54

Donaldi dhe Bora Zemani janë bashkuar? Kjo nuk është konfirmuar ende nga çifti, megjithatë një foto e tyre bashkë ka ngritur këto dyshimet. Fotoja është shkrepur në sfilatën e sitilistit të njohur Valdrin Sahiti, ku Donaldi shfaqet krah Borës. 

Dysha ka qenë kryefjalë e mediave rozë. Donaldi pas daljes nga shtëpia e Big Brother i ka dërguar herë pas here mesazhe publike për një bashkim dhe mesa duket bashkimi i shumëpritur ka ndodhur. Megjithatë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.