Dorëheqja e Erjon Çelës nga gjykimi i dytë i Fatmir Mediut, shorti cakton Irena Gjokën për dosjen 'Gërdeci'

20 Shkurt 2023, 11:38

Pas dorëheqjes së gjyqtarit Erjon Çela për dosjen ‘Gërdeci’, shorti ka caktuar Irena Gjokën për të vijuar çështjen. Gjoka do të vendosë në seancë paraprake nëse ish-ministri Fatmir Mediu do të dalë para gjykatës si pandehur për shpërdorim detyre. Çela u tërhoq nga gjykimi i dytë i çështjes me argumentin se ishte shprehur njëherë për këtë dosje.